Prapaskena e humbjes, Murinjo para lojtarëve ka thënë se do të largohet
Në derbin e së shtunës të kampionatit turk, Fenerbahçe u mposht në shtëpi nga Gallatasarai me rezultat 3-1, dhe trajneri Hoze Murinjo ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes. Gazetari turk Serçan Hamzaoglu pohon se Murinjo ia ka treguar gjithçka direkt ekipit të tij në dhomën e zhveshjes duke kërcënuar edhe me largim.
“Murinjo mblodhi të gjithë ekipin dhe u mbyll në dhomën e zhveshjes. Ai bërtiti para ekranit dhe u shpjegoi gabimet e tyre. Pastaj u tha atyre: “Kam ardhur këtu për të qenë kampion. Nëse shoh një lojë si kjo përsëri, unë do të largohet nga klubi”, ka thënë Hamzaoglu.
Kujtojmë se Murinjo mbërriti në Stamboll në fillim të sezonit, dhe ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026.