“Posta e Maqedonisë”, Kurtishi kërkon 5 milionë euro për dalje nga kriza financiare
Drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi në intervistën për Alsat, theksoi problemet kanë kërkuar nga qeveria 5 milionë euro për dalje nga kriza financiare. Qeveria, nuk parasheh privatizimin e Postës, ndërkaq Studimi i Fizibilitetit për të cilin janë harxhuar 800 mijë euro, është i papërdorshëm.
“Ne kemi kërkuar rreth 5 milionë euro. Ende nuk kemi përgjigje, mirëpo kjo është për dalje momentale nga kriza. Ne duhet ta ndjekim shembullin e Serbisë, ku për një vit qeveria i qëndron mbrapa Postës së Serbisë atje dhe i jep një mbështetje financiare prej 20 apo 25 milionë euro. Sa për studimin e fizibilitetit realisht ajo qëndron në sirtarët e Postës, askush nuk është marrë me atë. Kam filluar ta lexoj, të shoh se çfarë kanë paraparë aty, mirëpo gjendja reale dhe ajo që është e shkruar është në kundërshtim me njëra tjetrën.
Pra 800 mijë euro të hedhura në kosh mbeturina?
Mund të them lirshëm se në diskutim dhe bisedimet që i kam pasur me ministrin ai ka shprehur gatishmërinë që Posta duhet të mbetet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Orhan Kurtishi, drejtor i Postës. /Alsat.mk