Policia spanjolle ka zbuluar një tunel të drogës që lidh Marokun me Spanjën

Autoritetet spanjolle kanë deklaruar të mërkurën se kanë zbuluar një tunel që është përdorur për trafikimin e drogës, i cili lidh Marokun me enklavën spanjolle të Ceutas, në Afrikën Veriore, ka raportuar agjencia e lajmeve AP.
Tuneli i drogës, që u zbulua gjatë një operacioni policor që shënjestronte trafikun e kanabisit, ishte pajisur me ndriçim dhe ishte i thellë 12 metra.
Tuneli i ngushtë “ka mundur të përdoret për të transportuar drogën në kufirin midis Marokut dhe Spanjës”, ka shtuar policia spanjolle.
Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me tunelin dhe asnjë pako droge nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.