Policia ngre kallëzim penal kundër “atentatorit” të kryetarit të Haraçinës, e presin të paktën 5 vite burg

SPB Shkup njofton se ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Haraçinë, ku është raportuar se  kryetari i Komunës së Haraçinës R.I. dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, teksa kanë qenë duke kontrolluar punimet e ndërtimit të një salle, nga një person  i panjohur janë gjuajtur me armë pas çka është plagosur E.S. (39) dhe A. A. (22), raporton Alfax.

“Pas kompletimit të plotë të materialeve zyrtare dhe raporteve të kryera të ekspertizës, me datë 16.07.2024, në KSHP Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën e kryer “vrasje e mbetur në tentativë”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me paragrafin 19 të KP”

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia thotë se e kishte zbuluar autorin por ai ende është në arrati.Alfax

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button