Kasami: Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se në Ditën e Festave të Nëntorit është promovuar hyrja në fuqi e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai tha se qytetarët në Qafë Thanë dhe në katër vendkalime të tjera kufitare do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli.

“Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri!

Në këtë ditë feste, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut z. Hristijan Mickoski, promovuam hyrjen në fuqi të sistemit hyrje-hyrje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në Qafë Thanë dhe në 4 vendkalime tjera kufitare, qytetarët e dy vendeve do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli. Shkurtojmë pritjet, lehtësojmë lidhjen mes dy shteteve tona dhe afrohemi me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë.

Ky ishte përcaktimi ynë si VLEN, që me Shqipërinë e Kosovën të afrohemi jo vetëm deklarativisht, por edhe me masa konkrete si One Stop Shop dhe me projekte infrastrukturore si dy autostradat strategjike që po i ndërtojmë.

Gëzuar Festat e Nëntorit!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button