Policia arreston shoferin që dje e tërhiqte kalin me makinë!

Dje në rrjetet sociale u shpërnda masivisht një video ku një automjet tërhiqte një kalë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se shoferi është kapur.
“Në lidhje me videon që më 17.04.2025 u shpërnda në disa media sociale, ku shihet një person duke drejtuar një veturë ‘Golf’ me targa të Shkupit, e cila ka të lidhur një kalë pas saj dhe lëviz në zonën urbane, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe veprime për të identifikuar dhe dokumentuar kryerësin e veprës penale ‘keqtrajtim i kafshëve’, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 233 të Kodit Penal.

Pas të gjitha masave të ndërmarra, SPB Shkup ka identifikuar shoferin e automjetit, ndaj të cilit është zhvilluar një bisedë zyrtare. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, sipas udhëzimeve të të cilit do të përgatitet një njoftim për Prokurorinë Themelore Publike Shkup, me të gjithë materialin e dokumentuar për veprimet e mëtejshme,” njoftojnë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button