Aksion i madh policor në Haraçinë

MInistria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar një aksion të madh policor në orët e para të mëngjesit në Haraçinë të Shkupit. Jozyrtarisht mësohet aksioni i sotshëm ka të bëjë me kapjen e personave të cilët janë të dënuar me burg ndërsa ende janë në liri.

Në mesin e të ndaluarve ka persona të akuzuar për vepra të rënda penale, ndërsa për shkak të përmasave të operacionit, numri i saktë i të arrestuarve ende nuk dihet. Gjatë ditës pritet që MPB të dalë me informacion zyrtar për aksionin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button