Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, një efektiv policie goditet me gur në kokë

Protesta në Shqipëri ka eskaluar sërish, pasi protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë. Gjatë përplasjes, një polic është goditur me gur në kokë.
Para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, protestuesit janë mbledhur dhe kanë filluar të hedhin vezë dhe gurë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste (PS), si dhe ndaj efektivëve të policisë që po siguronin perimetrin e Kuvendit.
Protestuesit kanë arritur të futen brenda perimetrit të sigurisë, pasi nuk janë penguar të hyjnë në një prej lokaleve në zonën e pedonales.
Policia ka shoqëruar deri tani të paktën pesë protestues që ndodheshin para Parlamentit. Mes tyre është edhe aktivisti Gent Progni.



