Përmbytjet sjellin shkatërrime në Europë, dëme kolosale

Europa Qendrore është përfshirë nga një mot i keq, çka ka sjellë përmbytje të shumta. Si pasojë e goditjes nga moti jo i mirë, rreth 20 persona kanë humbur jetën në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Shtatë persona kanë humbur jetën në Rumani, pesë në Austri, tre në Çeki dhe pesë në Poloni.

Si ka ndikuar në ekonomi?

Përmbytjet ne Europë kanë sjellë dëme kolosale sa i përket ekonomisë. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm kostoja e përmbytjeve aktuale mund të kalojë një miliard euro, por kostot e sakta ende nuk janë përmbledhur pasi shiu i rrëmbyeshëm nga stuhia Boris vazhdon të godasë rajonin. Reuters raportoi se kostoja mund të variojë nga disa qindra milionë euro në më shumë se një miliard euro. Mario De Cicco, nënkryetar i vlerësimeve globale të sigurimeve dhe pensioneve në Morningstar DBRS bëri me dije se humbjet më të larta mund të ndodhin në Republikën Çeke. Moti i keq ka ndikuar dukshëm edhe tek bizneset. Disa nga fabrikat dhe dyqanet e prekura nga përmbytjet mbyllën linjat e prodhimit.  Shërbimet hekurudhore ndërkufitare janë pezulluar midis Polonisë dhe Republikës Çeke, si dhe Hungarisë dhe Austrisë.

Përmbytjet kanë përfshirë pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Rumanisë dhe pritet të prekin edhe Sllovakinë dhe Hungarinë. Sipas Grzegorz Dróżdż, analist i tregut në Conotoxia Invest tha se dëmtimi i infrastrukturës, ndërtesave, pronës dhe rritja e shpenzimeve mund të shkaktojë gjithashtu një ulje të prodhimit dhe aktivitetit ekonomik.

“Këta faktorë zakonisht çojnë në një ndikim negativ në buxhete dhe tregti, që manifestohet si rritje e deficitit dhe përkeqësim i bilancit tregtar, për shkak të uljes së eksporteve dhe rritjes së importeve. Përmbytjet me të cilat po përballen aktualisht Polonia, Republika Çeke dhe Austria sigurisht që tani do të jetë shumë e dhimbshme dhe e kushtueshme për popullatën dhe do të ndikojë negativisht në buxhetet tashmë të ngarkuara”, tha Dróżdż.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button