Përmbytjet në Bosnje, shkon në 22 numri i viktimave, ende 6 të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në ditët e fundit në Bosnje-Hercegovinë është rritur në 22, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të gjashtë personave të zhdukur, sipas raportit të fundit të autoriteteve.

Komuniteti i Donja Jabllanicës, rreth 70 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit Sarajevë, ka pësuar një goditje shkatërruese nga moti i keq. Fshati, i cili ndodhet pranë një guroreje, është zhytur nën baltë dhe gurë.

“Numri i të vdekurve në kantonin Hercegovinë-Neretva është 19”, njoftuan autoritetet lokale.

Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur në Bosnjën qendrore.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të katër personave të zhdukur në zonën më të gjerë të Jabllanicës dhe dy të tjerë në Koniq, thanë autoritetet.

Për shkak të reshjeve të dendura të parashikuara nga meteorologët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile dje urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të zonave të Jabllanicës dhe Koniqit, të cilat janë prekur rëndë nga moti i keq.

Rrugët, urat dhe linjat hekurudhore u shkatërruan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën vendin të premten, duke ndërprerë aksesin në disa zona dhe duke penguar përpjekjet e shpëtimit. /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button