Perdja u ul për “kasapin e Bosnjës” – Mlladiq vdes me njollën e Srebrenicës

Ratko Mladiqi, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore. Vdekja e tij shënon fundin e jetës së një prej figurave më famëkeqe të luftës në Bosnje e Hercegovinë, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e Hagës e shpalli Mladiqin fajtor për përgjegjësinë e tij në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë rreth 8.000 burra dhe djem boshnjakë, si dhe për persekutime dhe dëbime me forcë të popullsisë boshnjake dhe kroate në pjesë të ndryshme të Bosnjës.

Ai u shpall gjithashtu përgjegjës për terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe për marrjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Në vitin 2021, vendimi përfundimtar i gjykatës e la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm. Mladiqi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, duke përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.

Për viktimat dhe familjet e tyre, emri i Mladiqit mbetet i lidhur me një nga kapitujt më të errët të historisë së Ballkanit. Drejtësia ndërkombëtare e dokumentoi përgjegjësinë e tij për krimet, ndërsa viktimat dhe të mbijetuarit vazhdojnë të mbajnë kujtimin e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button