PDK-ja dhe AAK-ja në sallën plenare, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), u mblodhën në sallën e Kuvendit për të kërkuar konstituimin e institucionit legjislativ.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, para deputetëve të këtyre dy grupeve parlamentare ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ndalë konstituimin e Kuvendit.

“Kush ka të drejtë ta ndalë konstituimin dhe përfundimin e tij të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Kush ka të drejtë t’ua marrë deputetëve mandatin që ua kanë dhënë qytetarët. Kush ka të drejtë të vendosë se kur Republika funksionon dhe kur pret. Asnjë deputetet, asnjë kryeministër, asnjë parti, as Albin Kurti dhe sidimos ai”, tha Reçica.

Reçica tha se shteti i Kosovës nuk është pronë private e askujt, ashtu sikurse nuk është as Kushtetuta apo Kuvendi, i cili ka mbetur pa konstituim.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në fjalën e saj ka akuzuar Kurtin se qëllimisht po e shkatërron sistemin kushtetues të vendit.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga PDK dhe AAK për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk do ta thërrasin seancën pa një marrëveshje politike edhe për presidentin e vendit.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë një pajtim për formimin e institucioneve të vendit, por vetëm do të gjejnë një emër të përbashkët apartiak për ta propozuar si president të ri.

Më 6 gusht dhe 8 gusht Kuvendi mbajti seancë ku u betuan deputetët e rinj, por ai nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe pesë nënkryetarët e këtij institucioni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button