Parlamenti turk miraton paktin e Mekës për mbrojtje të përbashkët me Pakistanin dhe Arabinë Saudite

Parlamenti turk miratoi të enjten projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Mekës për Mbrojtje të Përbashkët mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, duke hapur rrugën për hyrjen në fuqi të paktit trepalësh të sigurisë, raporton Anadolu.

Masa, e titulluar zyrtarisht Projektligji për Miratimin e Marrëveshjes së Mekës për Mbrojtje të Përbashkët mes Republikës së Turqisë, Republikës Islamike të Pakistanit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, u miratua në seancën plenare të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pas diskutimeve mes partive.

Gjatë debatit, deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ziya Altunyaldiz, theksoi se marrëveshja synon zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë në rajon. Ai nënvizoi se ajo nuk përmban asnjë qasje kundër ndonjë vendi të tretë dhe se qëllimi kryesor është parandalimi i konflikteve, e jo përshkallëzimi i tyre.

Përfaqësuesit e opozitës shprehën rezerva lidhur me fushëveprimin dhe mbikëqyrjen e paktit. Mehmet Guzelmansur nga Partia Popullore Republikane (CHP) tha se nevojiten rregulla të qarta për të siguruar që marrëveshja të mos bie në kundërshtim me detyrimet e tjera ndërkombëtare të Turqisë.

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan Marrëveshjen e Mekës për Mbrojtje të Përbashkët në një samit trepalësh në Mekë më 7 gusht, duke u zotuar të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button