Paolo Palminteri, ambasador i ri italian në Shkup
Paolo Palminteri pritet të jetë ambasador i ri italian në Shkup pasiqë Andrea Silvestri përfundoi mandatin e tij.
“Urime Paolo Palminteri, Ambasador i ri i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot filloj mandatin tim si ambasador i ri i Italisë në Maqedoninë e Veriut, një komb aleat dhe mik dhe një udhëkryq kyç në Gadishullin Ballkanik. Do të punoj për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, në të gjitha fushat dhe për të mbështetur anëtarësimin e Shkupit në BE-ja, ribashkimi i saj në shtëpinë e përbashkët europiane“, thuhet kështu në mesazhin e lëshuar nga ambasadori Palminteri si dhe ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë.