Palestinezët në Rripin e Gazës përpiqen të mbijetojë nën varfëri dhe nën sulmet izraelite

Të privuar nga nevojat themelore si strehimi, ushqimi dhe uji i pastër, palestinezët në Rripin e Gazës luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira jetese, raporton Anadolu.
Kriza humanitare që përjetojnë palestinezët që përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës po thellohet dita-ditës për shkak të sulmeve dhe bllokadës së Izraelit.
Ndërprerja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rajon dhe mbajtja e pikave kufitare të mbyllura i thellon më tej kushtet e vështira me të cilat po përballen palestinezët në Gaza.
Izraeli ndaloi hyrjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës më 2 mars pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit dhe marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve dhe po shkakton katastrofë të madhe humanitare në rajon, përfshirë vdekjen e fëmijëve nga uria.
Nëntorit e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.