Numri i rasteve me COVID po rritet, në gjashtë ditë janë regjistruar 271 raste të reja
Po rritet numri i rasteve të reja të regjistruara me Covid-19 në vend. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) , në periudhën nga 12 deri më 18 gusht janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorë në të cilët bëhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e SARS CoV-2, është gjetur virusi, që është një rritje prej 33,3 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Në këto gjashtë ditë janë regjistruar 271 raste të reja me Covid-19, që është 60,4 për qind më shumë se një javë më parë.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, Kavadari, Tetova dhe Ohri, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, sipas të dhënave të ISHP-së.
Janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i rasteve është raportuar nga grupmoshat mbi 60 vjeç.
Mjeku Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Infektive në një prononcim për televizionin Tellma ka thënë se fatmirësisht nuk po rritet numri i infeksioneve të rënda akute respiratore, të cilat nënkuptojnë forma të rënda klinike të sëmundjes.
“Pra, bëhet fjalë kryesisht për pacientë që trajtohen në baza ambulatore, me simptomatologji më të lehta”, deklaroi Mehmedoviç.
Sipas ISHP-së, gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur i lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për një person mbi 60 vjeç, me sëmundje shoqëruese dhe i pa vaksinuar kundër Covid-19.