Nuk kalon as interpelanca ndaj zv/ministrit të Brendshëm
Kuvendi mbrëmë me katër vota “për” dhe 62 kundër nuk e pranoi interpelancën kundër zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni të cilën e parashtroi “Fronti Evropian”.
Interpelancën e ka shpjeguar Diana Toska, e cila ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga Iseni për shkak se, siç tha ajo, ka treguar paaftësi për të kryer funksionin e tij, nuk ka arritur të ruajë sigurinë dhe ka kontribuar në nxitjen e tensioneve ndëretnike. Interpelanca, theksoi Toska, është thirrje për drejtësi dhe respektim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga ana e institucioneve, por edhe thirrje për paqe.
Iseni vlerësoi se interpelanca nuk korrespondon me realitetin dhe përfaqëson përpjekje për shpërqendrim të publikut nga keqpërdorimet e institucioneve gjatë dy dekadave të kaluara.
Toska foli për ngjarjet e 28 nëntorit, kur, siç tha, “ishin arrestuar vetëm qytetarët shqiptarë, ndërsa asnjë masë nuk u morr për ata të cilët e dogjën flamurin shqiptar”.