Njësi të KFOR-it dhe EULEX-it monitorojnë nga afër situatën në Zubin Potok

KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.

Po ashtu dhjetëra vetura të KFOR-it në hyrje të Zubin Potokut po monitorojnë situatën nga afër, raporton RTK.

Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ndryshe në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button