Një zjarr masiv pyjor shpërthen në zonën e Çernobilit në Ukrainë

Një zjarr masiv në pyll shpërtheu në “zonën e përjashtimit” të Çernobilit në Ukrainë, raportoi të premten Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i vendit, transmeton Anadolu.

Autoritetet thanë se erërat e forta shkaktuan përhapjen e shpejtë të zjarrit në më shumë se 1.100 hektarë.

Çernobili është i njohur për shpërthimin dhe zjarrin e vitit 1986 që çoi në një katastrofë të madhe bërthamore.

Në një deklaratë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha se përpjekjet e zjarrfikësve në disa zona pyjore janë pezulluar përkohësisht për shkak të kërcënimit që paraqesin objektet shpërthyese.

“Situata është e komplikuar nga moti i thatë, erërat e forta dhe rreziqet nga minat në zona të caktuara, të cilat kufizojnë ndjeshëm përpjekjet e zjarrfikësve”, tha ai.

Njësitë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, së bashku me pajisje të specializuara dhe personel nga agjenci të tjera, janë vendosur për të kontrolluar flakët, sipas deklaratës.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button