Një i mitur me “Audi” përplaset me një gardh betoni, përfundon në spital me lëndime të rënda

Ministria e Brendshme informon se dje rreth orës 06:15 në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë është raportuar se në një rrugë rajonale nga fshati Ropajc drejt fshatit Matejcë, komuna e Likovës, një automjet “Audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Kumanova, është përplasur me një gardh betoni të një shtëpie.
Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Një ekip hetimor nga SPB Kumanovë ka kryer ekspertizën në vendngjarje.