Një fëmijë nga Gaza mbërrin në Tiranë për mjekim

Mes qindra fëmijëve në Gaza nën bombardime të pamëshirshme izraelite, një sosh, një vjeç, është sjellë në Shqipëri, sipas një njoftimi nga OBSH.
Evakuimi i tij, me familjen e akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru, është bërë mbrëmjen e të mërkurës, duke u çuar në QSUT për për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Pët këtë zhvillim, një deklaratë e lëshuar nga OBSH thotë se “Organizata Botërore e Shëndetësisë së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”.
Më tej, OBSH shprej konsideratat e saj për autoritetet shqiptare, të cilat shkojnë dhe për shefin e qeverisë, i cili, si mbështetës i Izraelit, ia atribuon asaj që ka ndodhur në Gaza jo brutalitetit kafshëror sionist, por rezistencës palestineze, më saktë Hamasit, i cili lufton për mbrojtjen e tokës, pronës, nderit, madje dhe jetës, shënjestra izraelite ndaj palestinezëve me dekada.
“Një falenderim i madh për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Skënder Bratajt, kreu i Qendrës Kombëtare Urgjencës Mjekësore; Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore”, thuhet në njoftimin e OBSH.