Nga sot, edhe Ohri me linjë direkte me Vjenën

Fluturimi i parë nga Vjena në Ohër i kompanisë ajrore “Austrian Airlines” do të realizohet sot në aeroportin “Apostol Pavle” të Ohrit, duke e lidhur këtë aeroport ndërkombëtar në vend me një kryeqytet tjetër evropian.
Me këtë rast, një konferencë për shtyp është paralajmëruar nga drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e Austrisë në Shkup, Matias Humenberger, dhe Shtefan Linhart, drejtor i lartë i shitjeve për Evropën Qendrore dhe Lindore, Izrael dhe Turqi në grupacionin Lufthansa.



