Nga 19 deri më 27 prill në disa lokacione në RMV do të zhvillohet stërvitja “Flash 26” me pjesëmarrjen 1.500 ushtarëve

Me pjesëmarrjen e 1.500 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, monitorues të NATO-s dhe një ekip vëzhguesish”, nga 19 deri më 27 prill 2026 në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe disa lokacione në vend, do të zhvillohet Stërvitja “Flash 26″, transmeton Portalb.mk.
Me rastin e fillimit të aktiviteteve sot në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë u mbajt takim informues për përfaqësuesit e medias.
Në takim informues morën pjesë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafçiski, Komandanti i Komandës së Operacioneve (KO) Gjeneral Brigade Mirçe Gjorgoski, Drejtori i stërvitjes, Kolonel Igor Arsovski, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe disa nga personeli kryesor nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe KO, të cilët janë të përfshirë në procesin e planifikimit dhe përgatitjes së stërvitjes.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi se vlerësimi i Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), i cili do të zbatohet në kuadër të kësaj stërvitjeje, përfaqëson kulmin e përgatitjes afatgjatë të kapacitetit më të madh dhe më të rëndësishëm të NATO-s – GBKL, të cilin e kemi zhvilluar edhe para pranimit të vendit tonë në NATO”, thonë nga Armata.
Kolonel Arsovski prezantoi informacionin më të rëndësishëm në lidhje me llojin, objektivat, aktivitetet dhe pjesëmarrësit e stërvitjes, si dhe mundësitë për prezantim mediatik të aktiviteteve gjatë stërvitjes.
Stërvitja “Flash 26” është vazhdim i serisë së ushtrimeve “Flash Maqedonas” dhe është një segment i rëndësishëm në procesin e vlerësimit të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), një njësi që është pjesë e paketës së objektivave të aftësive të NATO-s. Qëllimi kryesor i stërvitjes është të vlerësojë nivelin e gatishmërisë luftarake të GBKL-së, si një objektiv i aftësive të NATO-s.
Në të do të marrin pjesë afërsisht 1,500 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, monitorues të NATO-s dhe një ekip vëzhguesish nga Forcat Tokësore Shumëkombëshe (Multinational Land Forces – MLF)