Nga 16 korriku “Vera Kulturore” në Tetovë, tri javë festë me aktivitete
“Vera Kulturore” në Tetovë do të mbahet nga data 16 korrik deri më 2 gusht. Programi i këtij manifestimi është ndarë në tre javë, ku e para do të jetë sportive, java e dytë kulturore dhe e treta e rinisë, me koncerte muzikore.
“Gjatë këtyre ditëve të veçanta ne do të kemi mundësi të shijomë aktivitete të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore që nga koncertet muzikore, ekspozitat e arteve, dokumentare, filma dhe aktivitete të tjera duke filluar nga 16 korrik deri me 21 korrik e kemi javën sportive. Pastaj pason java e rinisë tetovare në rrugës festë ku më 26 kemi “Jericho”, me 27 kemi “Fisnikët” dhe Fjolla Ibrahimi dhe “Xheladin Zeqirin” ku feston 75 vjetorin tek Radio Tetova”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, transmeton TV21.