Nga 1 shtatori, rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit – ja çfarë ndryshon

Nga 1 shtatori 2026, TAV Maqedoni do të zbatojë rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly”, e cila ndodhet në rrugën para ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
Në këtë zonë, drejtuesit e automjeteve do të vazhdojnë të kenë të drejtë të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë udhëtarë. Megjithatë, sipas rregullave të reja, çdo automjet do të mund ta shfrytëzojë këtë mundësi falas vetëm një herë brenda 24 orëve.

