Në MASh u mbajt takim me delegacionin e KE për zbatimin e vendimeve të GJEDN

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ishte mikpritëse e një delegacioni nga Departamenti për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme përkatëse të Këshillit të Evropës. Delegacioni, i cili përfaqëson sekretariatin juridik të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, luan një rol kyç në mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së.

Gjatë takimit u zhvillua një dialog konstruktiv për aktivitetet që Maqedonia po ndërmerr për përmirësimin e gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor. U diskutua për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin Fillor dhe për aktivitete shtesë të parashikuara në planin për parandalimin dhe shmangien e diskriminimit dhe ndarjes fizike, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve romë në shkollat fillore.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e harmonizimit me standardet evropiane dhe përmbushjen e detyrimeve që dalin nga vendimet e GJEDNJ-së, me qëllim përparimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button