Në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet një aktivitet njëorësh me rastin e 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, në këtë aktivitet do të mbajnë fjalim kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi, si dhe profesori Ferid Muhiq.



