Ndryshimet Kushtetuese/Gashi: Po kërkojmë garanci nga Qendrat Evropiane që të mos bllokohemi edhe pas ndryshimeve

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në emisionin BE dhe NE në RTVM programi në gjuhën shqipe ka folur edhe për Ndryshimet Kushtetuese duke theksuar se përmes diplomacisë parlamentare janë duke kërkuar garanci nga Qendrat Evropiane që të mos kemi bllokime shtesë.
“ Po këtu na duhet pak a shumë edhe si me thënë diplomaci. Prandaj edhe diplomacia parlamentare. Unë si kryetar parlamenti bashkë me të gjithë deputetët të cilët janë pjesëmarrës të Komisioneve të ndryshme, të grupeve të ndryshme të bashkëpunimit, delegacionin në Këshillin e Evropës, OSBE-në, Asamblenë Parlamentare të NATOS-s, e kështu me radhë. Jemi vazhdimisht prezent në ato konferenca, takime dhe po mundohemi që t`ua shpjegojmë miqve tanë nga Bashkimi Evropian se nuk është se mungon vullneti për t`i bërë Ndryshimet Kushtetuese. Edhe numrat janë këtu. Por, na mungon një garanci për ta siguruar procesin se edhe pas ndryshimit të radhës të Kushtetutës nuk do të kemi bllokadë të radhës tjetër që ka të bëjë me çështjet identitare. Ne e dimë se çështjet identitare janë rëndë të zgjidhshme. Dhe kurdo që hapen nga kushdo që hapen, në drejtim të kujtdo që hapen janë rëndë të zgjidhshme. Se njerëzit kanë emocione, është çështje e ndjesisë. Dhe ndjenjat nuk mund që ti përcaktoni me norma juridike. Prandaj mendoj se miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, sidomos të qendrave kryesore evropiane kanë një mirëkuptim edhe për sakrificën e madhe dhe kompromiset që i ka bërë ky vend. Duke e ndryshuar emrin e shtetit, duke bërë kompromise të mëdha dhe duke e ndryshuar Kushtetutën disa herë radhazi. Dhe ne po mendojmë që duhet ta sigurojmë procesin që nëse na ndodh edhe një ndryshim i Kushtetutës të mos kemi bllokadë në këtë dimension se pastaj mund që të na ndodh që vërtetë qytetarët të dëshpërohen plotësisht dhe tërësisht. Dhe ne ta humbim shpresën më të madhe të qytetarëve. ”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button