Ndeshja ndaj Milan, Xabi Alonso: Leverkusen gati, duam maksimumin
Trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso doli në konferencë në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Milanit. Alonso u shpreh se skuadra është gati dhe pret maksimumin nga ky takim.
“Do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Ne do të kemi nevojë për paraqitjen tonë më të mirë në fushë, por ne jemi gati. Nuk kishte shumë kohë për ta përgatitur, por kjo është në rregull. Natyrisht ne kemi një plan loje, pastaj në 95 minuta çdo gjë mund të ndodhë.
Ne e njohim stilin tonë të lojës dhe nuk pres një lojë si ajo kundër Bayern Munichut, por ne do të jemi gati. Gjithmonë do të duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë sfidës. Ne nuk duam t’i lëmë ata të dominojnë lojën” – tha ai.