Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, voziti pa leje dhe shkaktoi aksident

SPB Tetovë njofton se dje (09.08.2026) në orën 11:35, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin R.R. (36) nga fshati Bozovcë.
“Rreth orës 08:35 në hyrje të fshatit Shipkovicë, rajoni i Tetovës, ai me automjetin “Toyota” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi”.


