Rama mbajti fjalimin në OKB, salla thuajse bosh

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjencën Artificiale dhe dëmet që ajo sjell sot në jetën tonë dhe siguritë e vendeve dhe qytetarëve.
Ndërkohë ajo që vihet re është se ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalimin, salla ishte thuajse bosh. Edhe kryeministri në momentin e fundit që përfundoi fjalimin, u shpreh: Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam është e vetmja ku mbështetem.



