Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një 22-vjeçar nga Sllovakia, për shkak se ai kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më 04.08.2026, në orën 21:00, në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria B.F. (22) nga Sllovakia, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol – Gjermani.

Ai është ndaluar në stacion policor për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button