NATO dënon hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Letonisë e Rumanisë

NATO-ja ka dënuar hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Letonisë dhe Rumanisë.

Këto dy anëtare të Aleancës Veriatlantike kanë thënë se dronët rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore, gjatë sulmeve në Ukrainën fqinje.

“Një dron ka hyrë në territorin rumun herët të dielën derisa Moska goditi “objektivat civile dhe infrastrukturën përtej Danubit në Ukrainë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Këto zhvillime i ka dënuar zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

“Nuk kemi informacion që tregon se ka sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, këto akte janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, ka thënë ai.

Bukureshti ka vendosur avionë luftarakë F-16 për të monitoruar hapësirën ajrore dhe ka lëshuar alarme për banorët e dy rajoneve lindore.

Nuk raportohet për viktima apo dëme.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes e Letonisë ka thënë se një dron rus ka rënë një ditë më parë pranë qytetit Rezekne.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button