Musk uron AfD për rezultatin në zgjedhje: Me këtë ritëm, do jeni shumicë

Miliarderi Elon Musk i cili së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave pas emërimit si kreu i Departamentit të Eficencës së Qeverisë së Donald Trump, ka uruar partinë e ekstremit të djathtë në gjermani AfD për rezulatin në zgjedhje.
“Vërtet, urime Alice Weidel! Me këtë ritëm rritjeje, AfD do të jetë partia e shumicës në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi Musk në rrjetin X.
Rritja e AfD-së në zgjedhjet e djeshme në Gjermani, një parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga emigrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.
Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.