Murtezani takon ambasadorin amerikan në NATO: Partneritet i fortë transatlantik për sigurinë në Ballkan

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ku kanë diskutuar për të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik dhe prioritetet e përbashkëta në fushën e sigurisë.

Murtezani e cilësoi takimin si një mundësi për një diskutim konstruktiv mbi forcimin e partneritetit ndërmjet vendeve aleate dhe përballjen me sfidat e sigurisë në hapësirën euroatlantike.

“Kisha nderin ta takoja Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, për një diskutim konstruktiv mbi të ardhmen e bashkëpunimit transatlantik dhe prioritetet tona të përbashkëta në fushën e sigurisë”, deklaroi Murtezani.

Sipas tij, gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e një partneriteti të fortë dhe të bashkuar transatlantik, me fokus të veçantë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam rëndësinë strategjike të një partneriteti të fortë dhe të bashkuar transatlantik, me vëmendje të veçantë për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike”, tha ambasadori Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button