Murtezani: Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Institutin për Politika Evropiane

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani njoftoi se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Institutin për Politika Evropiane (EPI).
Njoftimi i plotë i Murtezanit:
Përforcimi i proceseve reformuese përmes bashkëpunimit të ri
Sot nënshkruam Memorandum për bashkëpunim me Institutin për Politika Evropiane (EPI), udhëhequr nga Simonida Kacarska, me qëllim të monitorimit të përforcuar të reformave dhe ndikimit të tyre në rritjen ekonomike.
Projekti “Monitorimi i reformave dhe rritjes në BP” i mbështetur nga BE-ja do t’u mundësojë organizatave të shoqërisë civile që në mënyrë më aktive të përfshihen në krijimin e politikave dhe në përmirësimin e proceseve reformuese.
Ky partneritet është hap i rëndësishëm për transparencën dhe efektivitetin e procesit të anëtarësimit.