Murtezani: Investimi turk në Shkup, një urë që lidh ekonomitë tona, por edhe popujt tanë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani e ka përshëndetur investimin e kompanisë turke në Shkup dhe vlerëson se ky investim paraqet më shumë se angazhim ekonomik, është një urë që lidh ekonomitë tona, por edhe popujt tanë.

“Vendimi i “Shahterm” për të zgjedhur pikërisht Maqedoninë e Veriut për fazën e re të aktivitetit të saj biznesor është një tregues i qartë i besimit në vendin tonë, i stabilitetit, potencialit dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo përfaqëson konfirmim të ri të pjekurisë së marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë – marrëdhënie që janë ndërtuar për vite me radhë dhe sot përforcohen përmes projekteve konkrete dhe vizioneve të përbashkëta”, ka shkruar Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button