Murtezani: Edhe zyrtarisht e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr e EUSAIR-in dhe iniciativën Adriatiko-joniane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se edhe zyrtarisht ka marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr e EUSAIR-in dhe iniciativën Adriatiko-joniane.
“Në pasditen e sotme, edhe zyrtarisht e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr e EUSAIR-in dhe iniciativën Adriatiko-joniane.
Kjo nuk është thjesht simbolikë. Kjo është konfirmim se Maqedonia e Veriut mund të jetë shtytëse e bashkëpunimit rajonal, besimit dhe vlerave evropiane.
Kryesimi ynë do të përqendrohet drejt lidhjes, por jo vetëm infrastrukturore. Do të ndërtojmë edhe ura mirëkuptimi, inovacione dhe të ardhme e cila do t’i mbajë të rinjtë në vend”, ka shkruar Murtezani.