Murtezani dhe Ibrahimoviq: BE-ja është e ardhmja jonë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani është pritur në takim nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, me të cilin kanë diskutuar për rrugën evropiane të të dy vendeve.

“Me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, në takimin e sotëm u dakorduam që Bashkimi Evropian nuk është vetëm një çështje e përputhshmërisë politike ose teknike, por është një përkushtim për paqen, demokracinë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë” është shprehur Murtezani, i cili thekson se fokusi i bisedës ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi rajonal dhe aspiratat e përbashkëta të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një miqësi tradicionale, bashkëpunim dhe partneritet strategjik që ne do të vazhdojmë t’i ruajmë duke punuar së bashku drejt prosperitetit për të gjithë rajonin dhe Evropën e bashkuar”, është shprehur Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button