Mungesa e fuqisë punëtore, sindikatat fajësojnë punëdhënësit

Në Maqedoni të Veriut ekziston një mospërputhje mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës. Në shumë fusha mungojnë kuadro të punëtorëve të kualifikuar, që paraqet problem për kompanitë vendore.

Nga sindikatat thonë se shkaktarë kryesor për këtë gjendje janë vet kompanitë dhe pronarët e tyre, të cilët sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut me vite u kanë dhënë paga të ulëta punëtorëve.

“Ajo që po na ndodh sot është për shkak rrogave të ulëta që punëtorët të largohen nga Maqedonia e Veriut dhe të punojnë në një shtet tjetër dhe të ndërtojnë ekonomi të tjera dhe mendoj se kjo është humbja më e madhe e atyre pronarëve që e keqpërdorën fuqinë punëtore dhe bënë pasuri të madhe dhe pikërisht kjo është arsyeja që të flasim 34 vjet pas pavarësisë së shtetit për mungesë të fuqisë punëtore.”, – deklaroi kryetari i LSM-së, Trendafillov.

Mungesa e fuqisë punëtore, Durmishi: Plani operativ do të ofrojë zgjidhje

Për të tejkaluar këtë problem me të cilin ballafaqohen kompanitë e vendit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të përpiqet që të implementojë programet aktive të punësimit të përfshira në planet operative vjetore.

“Plani operativ i punësimit vitin e ardhshëm është paraparë që të ketë vlerë shtesë apo mjete shtesë në buxhetin e vitit 2025 prej afro 6 milionë eurove. Sa i përket vitit 2024, plani operativ ka pasur vlerën përafërsisht deri në 25 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 do të parashihen 31 milionë euro për këtë masë që t’u dalim në ndihmë kompanive vendore.”, – theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Kjo u tha në konferencën me temë “Menaxhimi me mungesën e fuqisë punëtore në sfera të caktuara në vend”, nën organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button