Mucunski në konferencën e koalicionit global kundër ISIS-it
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antoni Blinken, sot në Uashington mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it.
Siç bënë të ditur nga MPJ-ja, ministri Mucunski në fjalimin e tij është përqendruar në rolin e vendit në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në korniza globale.
“Për një fitore të plotë mbi ISIS-in, i cili është qëllimi i vetëm i këtij Koalicioni nevojiten përpjekje të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse, si shtet jemi plotësisht të përkushtuar në luftën kundër ISIS-it dhe në mënyrë aktive marrim pjesë në përpjekjet e Koalicionit”, theksoi Mucunski.
Në kuadër të Konferencës, e cila mbahet në nivel ministror, pjesëmarrësit biseduan për opsionet e mundshme dhe tranzicionin e operacioneve ushtarake të Koalicionit, për kërcënimet dhe sfidat e vazhdueshme, si dhe e rikonfirmuan rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve civile dhe çështjen e riatdhesimit.