Mucunski: Kemi komunikim me Sofjen

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thotë se komunikimi me Sofjen për zhbllokimin e eurointegrimit vazhdon dhe ai është bilateral, por për momentin nuk ka një takim tjetër të caktuar mes palëve. Sipas tij, takimi i radhës me homologen bullgare pritet të jenë në margjina të disa samiteve të ministrave të jashtëm në dhjetor, njëri prej të cilave do të mbahet në Shkup.
“Dialog ka, dialog do të vazhdojmë të mbajmë. Ai dialog është bilateral me Bullgarinë por përfshinë edhe komunikimin tonë aktiv me përfaqësues të BE-së dhe me vende anëtare. Nuk ka asnjë garancë se zgjidhje do të ketë. Qeveria jonë nuk është e gatshme të pranojë zgjidhje që do ta sanojë problemin përkohësisht kurse për një periudhë më të gjatë shtetin do ta vendosë në të njëjtën pozitë që është tani”, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.

Mucunski, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë në Shkup tha se ndan akoma shqetësimin për rastin e Iva Mihajllovës e cila u arratis në Sofje duke qenë e akuzuar në vend për një aksident trafiku me fund tragjik, por se do të jetë i përmbajtur që qëndrimet të mos keqpërdoren për fushatë politike në zgjedhjet presidenciale në Bullgari.

“Pritjet tona si vend kandidat për anëtarësim në BE është se edhe vendet anëtare të BE-së do t’i respektojnë standardet më të larta që lidhen me sundimin e ligjit. Dhe vërtetë është e pahijshme që një vend anëtare ë BE-së të bëhet streh pë rata që akuzohen për vepra penale ose janë nën dyshime në procedurë hetimore në një vend tjetër. Por, do të jem i kujdesshëm sepse, në vijë me atë që e tha edhe kryeministri Mickoski para ca ditësh, nuk kemi interes që të bëhemi pjesë e estradës së Bullgarisë që lidhet me zgjedhjet presidenciale atje”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.

Në takimin e para disa javëve mes Mucunskin dhe homologes së tij bullgare, Velisllava Petrova-Çamova, nuk pati epilog dhe as ndonjë marrëveshje konkrete sa i takon zhbllokimit të eurointegrimit. Bullgaria mban qëndrimin se Shkupi duhet të plotësojë kushtet e kornizës negociuese, gjegjësisht, ndryshimet kushtetuese.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button