Aksion policor, një spital privat ka marrë para për shërbimet e njëjta edhe nga shteti edhe nga qytetarët

Aksion i madh policorë po zbatohet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut për keqpërdorime të mëdha financiare në një spital privat dhe në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Aksioni po udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa ekipet policore po kryejnë bastisje.
“Zyrtarët policorë nga Sektori për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në kuadër të MPB-së po kryejnë bastisje në disa lokacione në shtet, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të procesit hetues për keqpërdorime financiare në një pjesë të shëndetësisë”, deklaroi Goce Andrevski, Zëdhënës i MPB-së.

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski gjatë ditës deklaroi se për këtë hetim është punuar me shumë se një vit dhe se madje ai ka qenë vetë iniciator, meqë një spital privat ka kryer pagesa të dyfishta për shërbimet. Respektivisht, qytetarët kanë qenë të detyruar të paguajnë shërbimet, për të cilat spitali ka marrë para nga Fondi Shëndetësor.

“Unë isha iniciator i hetimit, pasi bëhet fjalë për një institucion shëndetësor i cili kishte shkelje të përsëritura me vite. Pra, nuk ishte një herë, dy apo tre, por përsëritje të shkeljeve të ngjashme, për çka nuk është dënuar në mënyrë përkatëse”.
“Sipas informatave të mia për momentin janë të përfshirë tre persona nga Fondi dhe dy nga institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për lloje të ndryshme të shkeljeve, një ndër më masive është pagesa e dyfishtë nga pacientëve”, deklaroi Klekovski.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për pagesa lidhur me operacione të syve, ku spitali privat ka inkasuar dy herë mjete. Sipas informatave jozyrtare, me këtë skemë është dëmtuar buxheti i shtetit mbi 1,5 milionë euro, ndërsa spitali ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 4 milionë euro. Në mesin e të dyshuarve, përmendet një ish drejtor, por edhe të punësuar tjerë në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Prokuroria ka paralajmëruar se të dhëna më të hollësishme për aksionin, do të japë gjatë ditës së nesërme. /Alsat.mk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button