Moska: Trump mund të hapë një epokë të re bashkëpunimi midis Rusisë dhe Perëndimit

Presidenca e Donald Trump “mund të hapë një epokë të re bashkëpunimi midis Rusisë dhe Perëndimit për të adresuar çështjet globale dhe për të shmangur përshkallëzimin bërthamor”, tha një zyrtar i lartë rus për CNN të marten.

Kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, Kirill Dimitriev, tha se “veprimet e guximshme të Presidentit Trump dëshmojnë se lidershipi vendimtar mund të ndryshojë rrjedhën e histories, duke i kthyer sfidat globale në mundësi për dialog dhe zgjidhjen e problemeve”.

Dimitriev, është një figurë kyçe në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare të qeverisë ruse.

Ai ka qenë një ndërlidhës në bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe ka ndihmuar në ndërtimin e kontakteve të para midis Moskës dhe ekipit të Trump që kur presidenti amerikan fitoi zgjedhjet e tij të para në vitin 2016.

Komentet e tij vijnë në mes të një ndryshimi të dukshëm në ton mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

Të hënën, Vladimir Putin shprehu gatishmërinë e tij për të rindërtuar marrëdhëniet me administratën e re amerikane.

Trump tha të hënën se planifikon të takohet me Putinin sapo të fillojnë bisedimet, një proces që ai tha se tashmë është duke u zhvilluar./vizionplus.tv

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button