Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Pesë të vrarë dhe 49 të plagosur nga sulmet izraelite në 48 orët e fundit

Pesë palestinezë janë vrarë dhe 49 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, bilanci përfshin dy persona të vrarë së fundmi, një person që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët, si dhe një trup të nxjerrë nga rrënojat.
Ministria shtoi se shumë viktima vazhdojnë të mbeten të bllokuara nën rrënoja ose në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ato.
Që nga hyrja në fuqi e të ashtuquajturit “armëpushim” më 11 tetor, ministria ka regjistruar 951 të vrarë dhe 2.984 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë edhe 782 trupa nga rrënojat.



