Ministri sudanez i Mbrojtjes bën thirrje për mobilizim masiv kundër forcave paraushtarake të RSF-së

Ministri i Mbrojtjes i Sudanit, Yassin Ibrahim Yassin, ka bërë thirrje për një mobilizim masiv popullor kundër Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) mes luftimeve vdekjeprurëse në rajonet Darfur dhe Kordofan, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, Yassin i përshkroi përgatitjet ushtarake kundër grupit rebel si “një e drejtë legjitime kombëtare” duke marrë parasysh krimet e kryera nga RSF-ja, veçanërisht në qytetin El-Fasher.

Ai theksoi se teksa qeveria mirëpret iniciativat e paqes dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar, ajo do të vazhdojë të përgatitet për “betejën popullore” për të mbrojtur unitetin dhe sigurinë e Sudanit.

RSF-ja pushtoi qytetin El-Fasher më 26 tetor dhe sipas organizatave lokale dhe ndërkombëtare, kreu masakra ndaj civilëve duke tërhequr paralajmërime se marrja e kontrollit mund të konsolidojë një ndarje gjeografike të këtij veni të shkatërruar nga lufta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button