Ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA-ja zgjedh “aventurë të pamatur ushtarake” sa herë që hapet rruga diplomatike

Ministri i Jashtëm i Iranit akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po i drejtohen veprimeve ushtarake sa herë që duket e mundur një zgjidhje diplomatike, transmeton Anadolu.
“Sa herë që një zgjidhje diplomatike është në tryezë, SHBA-ja zgjedh një aventurë të pamatur ushtarake”, shkroi Abbas Araghchi në platformën sociale amerikane X.
“Cilatdo qofshin arsyet, rezultati është i njëjtë: iranianët nuk i nënshtrohen kurrë presionit”, shtoi ai.
Araghchi hodhi poshtë gjithashtu raportimet mbi vlerësimet e inteligjencës amerikane për kapacitetet raketore të Iranit.
“CIA e ka gabim. Inventari ynë raketor dhe kapaciteti i lëshuesve nuk janë në 75 për qind krahasuar me 28 shkurtin”, shkroi ai, duke iu referuar ditës kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën.
“Shifra e saktë është 120 për qind”, tha kryediplomati iranian.
“Sa i përket gatishmërisë sonë për të mbrojtur popullin tonë: 1.000 për qind”, shtoi ai.



