Ministri i Energjisë: Kuba ka mbetur pa mazut dhe naftë mes bllokadës amerikane

Nën bllokadën e vazhdueshme amerikane, ministri i Energjisë i Kubës, Vicente de la O Levy ka bërë të ditur se Kuba nuk ka absolutisht asnjë rezervë nafte apo mazuti, transmeton Anadolu.
“Nuk kemi mazut, nuk kemi naftë”, u citua të ketë thënë Levy nga mediat lokale.
Raportohet se Kuba prodhon afër 40 mijë fuçi nafte në ditë, por konsumon më shumë se dyfishin e kësaj sasie, mes 90 mijë dhe 110 mijë fuçi, duke e bërë strukturalisht të varur nga importet, të cilat tani pothuajse janë zhdukur.
Të martën, qeveria kubane njoftoi se do të liberalizojë çmimet e karburanteve, duke i dhënë fund regjimit të çmimeve fikse për produktet energjetike mes sanksioneve ekonomike amerikane dhe mungesave gjithnjë e më të mëdha të karburantit.
Kuba po përballet me një krizë karburanti mes embargos amerikane të naftës, e vendosur më 30 janar, së bashku me ndërprerje të gjera të energjisë elektrike.
Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht ka deklaruar se “Kuba është e radhës” pas operacionit ushtarak amerikan kundër Iranit dhe se “ishulli i Karaibeve do të dështojë së shpejti”.



