Milan hedh sytë nga supertalenti i Europianit
Mediat italiane raportojnë se Milani dëshiron që në sezonin e ri të ketë në ekip talentin turk të Real Madrid, Arda Guler, i cili zhvilloi një Europian të shkëlqyer me Turqinë, ekip që u eliminua në çerekfinale nga Holanda.
Qëllimi i kuqezinjve është që 19-vjeçari turk të mbërrijë në Milano me të njëjtën formulë huazimi si ajo e Brahim Diazit, i cili luajti 3 sezone me Milanin dhe vetëm sezonin e kaluar u rikthye te Reali.
Duke parë skuadrën që Carlo Ancelotti ka në dispozicion për sezonin e ardhshëm është shumë e vështirë që Arda Guler të ketë shanse për të pasur minutat e nevojshme në dispozicion dhe ka më shumë gjasa që propozimi i Milanit të merret seriozisht në konsideratë, në mënyrë që të luajë në vazhdimësi dhe kur të vijë momenti për t’u kthyer në Spanjë të ketë më shumë përvojë.