Holandë-Angli, përplasje gjigantësh për të prekur finalen, formacionet zyrtare

Luhet Holandë-Angli, gjysmëfinalja e dytë e Euro 2014. Stadiumi i Dortmundit është arena e spektaklit që pritet të ofrojnë këto dy skuadra në përplasjen e parë në një Evropian apo Botëror që nga vitit 1996.

Portokallinjtë kanë humbur vetëm një nga nëntë takimet e zhvilluara që nga Euro 1996 (atëherë u mposhtën 4-1), duke fituar katër e barazuar po katër takime.

Ronald Koeman shpreson ta çojë ekipin e tij në një finale të parë të Euros 36 vjet pas suksesit që arritën në tokën gjermane (1988).

Anglia, nga ana tjetër, garon gjysmëfinalen e tretë në një turne të madh nga katër tentativat nën drejtimin e Gareth Southgate, pasi mundi në mënyrë dramatike Zvicrën me penallti në fazën e çerekfinale.
“Tre Luanët” kanë fituar vetëm një herë brenda 90 minutave në pesë ndeshje në këtë Evropian.

Sulmuesi holandez Cody Gakpo ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Euro 2024, ndërsa “ylli” i Premier League-s, Bukayo Saka, shënoi golin e barazimit për Anglinë kundër Zvicrës, përpara se të shënonte edhe në goditjet e penalltive.

Një statistikë që nuk u ngroh “tulipanët”: Holanda ka humbur secilën nga tri gjysmëfinalet e saj në Euro që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button